Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë mbërritur në komunën e Bujanocit, me ç’rast janë takuar me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafin, raportojnë mediat lokale.
Sipas agjendës, delegacioni nga Kosova pritet të zhvillojë takime edhe me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe përfaqësues të tjerë të partive politike që veprojnë në Luginë të Preshevës.
Megjithatë i pari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se nuk do t’i presë ata në takim. Në një prononcim për klankosova.tv, ai u shpreh se nuk do të takohet me ta dhe nuk do të marrë pjesë as në drekën e punës të paralajmëruar me liderët politikë të atjeshëm, kjo për shkak se siç u shpreh ai, e kanë injoruar Preshevën./UBTNews/