UBT News

Bislimi e Aliu mbesin jashtë listës për deputetë

Partia Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Ndërsa, në këtë listë nuk figurojnë emrat e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Ndërkaq, listës i prin kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i pasuar nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla deri te Salih Zyba.

Edhe subjektet tjera, PDK, LDK dhe AAK kanë dorëzuar listat me kandidatë për deputetë në KQZ për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Exit mobile version