UBT News

Bislimi: Dinari s’ka qenë i lejuar asnjëherë, euroja ka qenë dhe do të jetë e vetmja valutë zyrtare

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, ka për qëllim parandalimin e aktiviteteve kriminale, financimin e terrorizmit dhe përdorimin e parave false.

Në konferencën për media të mërkurën, Bislimi tha se rregullorja re e BQK-së, e cila fillon zbatimin nesër “as nuk e ndal, as e lejon e as nuk merret me dinarin serb”.

Ai deklaroi se dinari serb nuk ka qenë i lejuar as më herët që të ndalohet tani, teksa ripërsëriti se “euroja ka qenë dhe do të jetë valuta e vetme zyrtare”. Ai po ashtu i bëri thirrje edhe Bankës Qendrore të Serbisë që të ketë bashkëpunim me BQK-në, në të mirë të qytetarëve.

“Nuk ka dyshim që qëllimi final i rregullores është edhe mbrojt konsumatorin edhe të sistemit të pagesave. Nuk ka pasur qëllim që të vendos në treg një kartëmonedhë sepse ajo ka qenë e ndaluar edhe më herët. Nuk ka qenë fokus i rregullores ndalimi i ndonjë monedhe specifike sepse kjo vazhdon që të jetë e rregulluar me Kushtetutë. Vendos rregullat edhe për kartëmonedhat e dëmtuara. Rregullorja e BQK as nuk e ndal, as nuk e lejon e as nuk merret me dinarin serb, kjo pasi dinari serb nuk ka qenë më herët që ta ndaloj atë tani. Në gjithë këtë proces BQK është institucion i pavarur dhe i përgjigjet Kushtetutës”, u shpreh Bislimi.

Megjithatë ai tha se nga 1 shkurti nuk do të nisin masat ndëshkuese, por do të ketë investime në informim për qytetarët serbë.

Exit mobile version