Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot tha se Bashkimi Evropian ka vërejtje në dy kushte nga gjithsej gjashtë sosh që ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialog me Serbinë, tha se Kosova ka pranuar vetëm më parim planin franko-gjerman, i cili sipas tij, tregon kornizat bazë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Bislimi këto i tha në konferencën për medie, ku u bë i ditur programin shtetëror për manifestimin e 15 vjetorit të pavarësisë dhe 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kryeministri Albin Kurti javën e kaluar ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive e të zbatohet pas marrëveshjes finale.