Ish-kryeministri socialist francez, Bernar Cazeneuve u prit në pallatin presidencial në Paris, ndërsa presidenti Emmanuel Macron ka intensifikuar përpjekjet për të gjetur një kryeministër të ri. Franca drejtohet nga një qeveri e përkohshme që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 korrikut, ku asnjë nga koalicionet që përfshin të majtën, qendrën dhe të djathtën ekstreme nuk siguroi shumicën absolute.
Më herët, Macron refuzoi të pranojë emërimin e një kryeministri nga krahu i të majtës, duke argumentuar se një figurë e tillë nuk do të kishte asnjë shans për t’i mbijetuar një mocioni besimi në parlament. Macron priti të hënën Bernard Cazeneuve, një ish- kryeministër socialist. 61-vjeçari ka qenë edhe ministër i Brendshëm gjatë sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015 dhe gëzon respekt nga i gjithë spektri politik.
“Emërimi i tij është një mundësi, por nuk është i sigurt” –tha një burim për agjencinë franceze të lajmeve AFP. Partia e ekstremit të majtë “Franca e Papërkulur” tha se Cazeneuve i përket botës së vjetër. Nisur nga këto pasiguri, Macron pritet të zhvillojë bisedime edhe me ish-ministrin Kzavier Bertro.
59-vjeçari do të ishte një figurë shumë më e këndshme për të djathtën si kryeministër. Presidenti të hënën pret në Elysee edhe dy paraardhësit e tij të krahut të djathtë Nicolas Sarkozy dhe Françius Hollande. Në Francë ndodh tradicionalisht që presidenti të konsultohet me paraardhësit gjatë momenteve me rëndësi kombëtare, ndërkohë që 1 tetori, afati përfundimtar për krijimin e një qeverie të re, po afrohet./UBTNews/