UBT News

Bisedimet bërthamore SHBA- Iran hyjnë në fazën kritike

Negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi programin bërthamor të diskutueshëm të Iranit hyjnë sot në fazën vendimtare.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi pritet të marrin pjesë sot në raundin e pestë të bisedimeve, në Romë.

Shteti i Gjirit, Oman, po ndërmjetëson midis dy vendeve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë që qeveria iraniane të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit, të cilin Uashingtoni e sheh si një masë të nevojshme për të parandaluar përgjithmonë zhvillimin e armëve bërthamore.

Teherani e refuzon këtë kërkesë, por ka treguar gatishmëri për të kufizuar sërish programin bërthamor dhe për të lejuar kontrolle më të rrepta.

Të dyja palët, fillimisht kishin shprehur optimizëm në fillim të bisedimeve. Megjithatë, pas takimit të fundit në kryeqytetin e Omanit, Muscat, dolën në pah dallime të rëndësishme mbi çështjen qendrore të pasurimit të uraniumit.

Ekspertët thonë se negociatat tani janë në një fazë kritike.

Exit mobile version