UBT News

BIRN Kosova: Institucionet vendore pa informacione e pa arkiv për krimet e luftës

Institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë limite të theksuara në hetim dhe dokumentimin e së kaluarës, kështu u tha të mërkurën në prezantimin e raportit “Tjetri që nuk ekziston”, i publikuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka të bëjë me identifikimin e informacioneve për ngjarjet e konfliktit, të paraqitura në monumente, dokumente zyrtare dhe diskursin publik të ndërtuar nga institucionet, politikanët dhe mediat gjatë vitit 2023-2024.

Gazetari, njëherësh edhe autori i raportit, Kreshnik Gashi, ka thënë se në këtë raport ka gjetje të shumta sa i përket, mungesës së të dhënave të punës së institucioneve në raport me përmbajtjen e publikuar.

Sipas tij, institucionet nuk e kanë asnjë informacion për krimet e luftës në Kosovës e po ashtu nuk ka arkiv për proceset e krimeve të luftës.

“Secili informacion që e kemi grumbulluar e kemi validu me pyetje drejtuar institucioneve. Kemi realizu edhe vizita direkt në mënyrë së si janë dizajnu monumentet”.

“Institucionet nuk e kanë asnjë informacion për krimet e luftës në Kosovës. Nuk ka arkiv për proceset e krimeve të luftës, nuk ka historik nuk ka arkiv të mjaftueshme. Kemi shumë pak kërkime nga UP-ja, memorialët apo vendet ku shënohen emrat për viktimat. Në vend janë vetëm disa memoriale, ndërsa në komuna kemi diskriminim të njërës dhe tjetrës, nuk ka një standard për me është sfidues fakti se raportimi në media është monoetnik dhe i paplote, një nga gjetjet në raportin e mediave është se në shumicën e raportimeve nuk përmenden gjetjet që Tribunali i Hagës i ka konstatuar krimet e luftës”, ka thënë Gashi.

Synimet e hulumtimit kanë qenë disa kuptime si platforma publike online që paraqesin narrativen e solidaritetit, përmbajtjen në platforma publike online që respektojnë parimet e ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale. Po ashtu, ka edhe monumente të kujtesës dhe memorializimit si dhe mbishkrimet përkujtimore qe paraqesin historinë e plotë të ngjarjes dhe nëse institucionet publike kanë financuar apo mbështetur nisma që promovojnë drejtësinë tranzicionale.

Për të zhvilluar një hulumtim sa më gjithëpërfshirës, BIRN Kosova ka përcaktuar edhe mostrat e matjes, ku janë përfshirë, autoritetet e Kosovës, Presidenca e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti i Drejtësisë, Prokuroria e Shtetit.

Exit mobile version