Sipas një artikulli të publikuar në “Birmingham Live”, kompania turistike TUI ka sugjeruar se turistët britanikë mund të ndryshojnë destinacionin e tyre veror nga Spanja dhe Greqia në Shqipëri, për shkak të tensioneve në rritje në vendet e para.
Sebastian Ebel, shefi ekzekutiv i TUI, ka shprehur se Shqipëria mund të jetë zgjedhja e radhës për pushuesit britanikë, duke theksuar se vendi ka fituar popullaritet për shkak të bregdetit të bukur.
Ebel gjithashtu ka shprehur se TUI synon të zhvillojë një program të rëndësishëm turistik në Shqipëri, duke vlerësuar potencialin e vendit për të ofruar një përvojë të shkëlqyer turistike. Ai ka përmendur një hotel të veçantë, “Vila One Beach”, si një shembull të suksesit në promovimin e kuzhinës tradicionale shqiptare dhe ambientit të bukur plazhi.
Gjithashtu, Bordi Turistik i Shqipërisë ka konfirmuar se ka investime në rritje për hotele me nivel të lartë, duke treguar një angazhim për të zhvilluar infrastrukturën turistike dhe për të rritur kapacitetin për të pritur vizitorët ndërkombëtarë.
Kjo njoftim vjen në kontekstin e tensioneve të rritura në Spanjë dhe Greqi, ku janë raportuar protesta kundër turizmit dhe grafite anti-turistike, gjë që mund të bëjë që turistët të shohin alternativa të reja si Shqipëria për pushimet e tyre verore./UBTNews/