Dy motra binjake japoneze janë certifikuar nga libri i rekordeve Guinness si binjaket identike më të vjetra në botë, në moshën 107-vjeçare. Të lindura më 5 nëntor të vitit 1913, Umeno Sumiyarma dhe Koume Kodama mbushën 107 vjet e 300 ditë më 1 shtator të këtij viti.
Binjaket u lindën në ishullin Shodo, në prefekturën Kagawa. Ato tani jetojnë në shtëpi kujdesi të ndryshme.
Ato u paragjykuan shumë që ishin binjake, prandaj Sumiyama dhe Kodama jetuan të ndara nga njëra-tjetra që në moshë të re.
Kodama u largua nga Ishulli Shodo pas shkollës fillore dhe më vonë u martua me dikë jashtë ishullit, kështu që binjaket përfunduan duke jetuar më shumë se 300 kilometra larg njëra-tjetrës, thanë nga Guinness.
Për shkak të situatës me COVID-19, certifikatat iu dërguan atyre përmes postës./UBTNews