Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive.
Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia.
Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut.
Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet.
AgroWeb.org do t’ju listojë disa nga barishtet më të mira, të cilat gjenden lehtësisht në treg apo disa prej tyre edhe në pikat e shitjes së bimëve medicinale që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.
Rradhiqja
Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku.
Rrënjët dhe gjethet e rradhiqes çmohen për vetitë e tyre në trajtimin e problemeve të veshkave dhe mëlçisë.
AgroWeb.org ju këshillon që rradhiqet t’i konsumoni të ziera si sallatë me limon e vaj ulliri por mund t’i konsumoni edhe si lëng duke zierë disa gjethe rradhiqesh në një filxhanë çaji me ujë.
Majdanoz
Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi.
Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reduktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda.
Gjithashtu, sipas të dhënave të AgroWeb.org majdanozi ka një efekt mbrojtës për mëlçinë duke ndihmuar në mirë funksionimin e saj. Nga ana tjetër ai parandalon problemet dhe dëmtimin e mëlçisë.
Hithra
Janë ndër barishtet më të vyera që natyra i ka dhuruar njeriut.
E pasur në vlera ushqyese dhe vlera shëndetësore gjithashtu, hithra qendron në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.
Konsumojeni hithrën në formën e çajit por edhe të sallatës gjithashtu. Mjafton t’i zieni dhe t’i përdorni si sallatë ndërkohë që lëngun e tyre e konsumoni si çaj.
Gjembgomari
Gjembgomari është përdorur të paktën prej 2 mijë vitesh për qëllime mjekësore.
Kjo bimë fantastike ka veti të forta antioksiduese dhe anti inflamatore dhe është njohur gjerësisht për aftësinë e saj në largimin e toksinave nga mëlçia.
Gjembgomari konsumohet në formën e çajit, ku për një filxhan çaji me ujë vendosen për të zierë dy lugë çaji me gjembgomari të thatë.
Laboti
Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin.
Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.
Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun./AgroWeb.org