Drake nuk ka të ndalur dhe këtë herë ka shënuar një tjetër sukses historik, duke tejkaluar edhe një herë Beatles dhe duke forcuar pozicionin e tij si një nga artistët më me ndikim të kohës që po jetojmë.
Reperi kanadez tashmë është bërë artisti me praninë më të gjatë në tabelën e Billboard 200, duke qëndruar aty 3348 javë në total.
Me këtë rekord të ri, Drake lë pas grupin legjendar britanik, javët totale të të cilit në Billboard 200 arritën në 3311. Ndër sukseset e tij më të mëdha është albumi “Take Care”, i cili qëndroi në krye të renditjes për 578 javë, i ndjekur nga “Nothing Was the Same” me 505, “Views” me 411, “More Life” me 350 dhe “Scorpion” me 300 javë.
Rekordi i mëparshëm i Beatles ishte thyer nga Taylor Swift, e cila qëndroi në Billboard 3,313 javë.
Në dhjetëshen e parë është edhe Eminem, me 2423 javë në Billboard 200.
Vlen të theksohet se në vitin 2022, Drake theu tjetër rekord të Beatles, atë të numrit më të madh të hiteve në Top 5 të klasifikimit “Hot 100”.