Miliarderi Bill Gates u zotua se do të japë gjithë pasurinë e tij, duke shtuar se do të heqë dorë nga lista e personave më të pasur në botë.
Lajmi erdhi pasi bashkëthemeluesi i Microsoft njoftoi se do të bënte një donacion prej 20 miliardë dollarësh (17 miliardë £) për fondin e tij filantropik. Njeriu i katërt më i pasur në botë thotë se e kanë obligim t’ia rikthejnë burimet e saj shoqërisë.
Gates fillimisht u zotua të jepte pasurinë e tij në vitin 2010, por vlera e tij neto është dyfishuar që atëherë. Pasuria e tij aktualisht është 118 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes, por kjo do të bjerë ndjeshëm pasi ai do ta japë pasurinë e tij në muajin korrik për Fondacionin Bill & Melinda Gates, fond bamirësie që ai ngriti me ish-bashkëshorten e tij në vitin 2000.
Në një postim në Twitter, Gates tha se fondacioni do të rrisë shpenzimet e tij nga 6 miliardë dollarë në vit në 9 miliardë dollarë deri në vitin 2026 për shkak të “pengesave globale” të fundit duke përfshirë pandeminë, Ukrainën dhe krizën klimatike./UBTNews/