Thirrjet për pezullim të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale nuk do t’i “zgjidhin sfidat” që do të dalin përpara, deklaroi për Reuters themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates. Këto janë komentet e para publike të tij qëkur një letër e hapur ngjalli debat mbi të ardhmen e saj.
Ai tha se do të ishte më mirë të fokusoheshin në përdorimin më të mire të mundshëm të Inteligjencës Artificiale, sepse është e vështirë të kuptohet se si pauza mund të ndikojë globalisht.
Intervista e tij për Reuters vjen pas një letre të hapur, e cila u publikua javën e kaluar dhe u nënshkrua nga Elon Musk dhe më shumë se 1 mijë ekspertë të Inteligjencës Artificiale. Përmes kësaj letre u kërkua një pauzë urgjente në zhvillimin e sistemeve “më të fuqishme” sesa të mbështetura nga Microsoft (MSFT.O), GPT-4 i ri i OpenAI, i cili mund të zhvillojë biseda të ngjashme me njeriun, të kompozojë këngë dhe të përmbledhë dokumente të gjata.
Ekspertët, përfshirë këtu edhe bashkëthemeluesin e Apple (AAPL.O), Steve Wozniak, njoftuan përmes letrës se rreziqet dhe përfitimet e mundshme për shoqërinë duhet të vlerësohen.
“Unë nuk mendoj se kjo i zgjidh sfidat. Është e qartë se këto gjëra kanë përfitime të mëdha… ajo që duhet të bëjmë është të identifikojmë zonat e ndërlikuara”, deklaroi Gates të hënën./UBTNews/