UBT News

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do të shpenzohet gjatë 20 vjetëve të ardhshëm për përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në Afrikë.

Themeluesi i Microsoft tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur nga kryeqyteti etiopian, Addis Ababa, u bëri thirrje inovatorëve të rinj afrikanë të mendojnë se si mund ta shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Në fillim të majit, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 për qind të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij do të ndërpresë veprimtarinë.

“Njerëzit do të thonë shumë gjëra për mua kur të vdes, por jam i bindur që “vdiq i pasur” nuk do të jetë një prej tyre“, shkroi ai në blogun e tij.

Edhe nëse dhuron 99 për qind të pasurisë së tij, ai do të jetë ende miliarder.

“Afrika është lënë prapa në sistemin tradicional bankar dhe keni një mundësi, ndërsa ndërtoni gjeneratën e ardhshme të sistemeve të kujdesit shëndetësor, të mendoni se si inteligjenca artificiale integrohet në to”, tha ai.

Gates përmendi Ruandën si shembull, duke thënë se ajo tashmë po përmirëson shërbimet e saj.

Fondacioni Gates, tha se ka tre përparësi: t’i japë fund vdekjeve të parandalueshme të nënave dhe foshnjave, të sigurojë që brezi i ardhshëm të rritet i lirë nga sëmundjet infektive vdekjeprurëse dhe të nxjerrë miliona njerëz nga varfëria.

 

Exit mobile version