UBT News

Bill Cosby dënohet me 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim

Një juri në Kaliforni ka urdhëruar aktorin dhe komedianin Bill Cosby të paguajë 19.25 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj një ish-kameriere, pasi u gjet fajtor se e kishte droguar dhe abuzuar seksualisht me të para më shumë se 50 vitesh.

Gruaja, Donna Motsinger, ka thënë se në vitin 1972 ai e mori me limuzinë për ta çuar në një shfaqje dhe i dha verë dhe një pilulë, pas së cilës ajo humbi vetëdijen. Kur u zgjua, ajo tha se ishte në shtëpi dhe dyshonte se ishte abuzuar.

Cosby, tani 88 vjeç, i ka mohuar këto akuza, ashtu si edhe shumë të tjera nga gra të ndryshme ndër vite. Avokatja e tij ka deklaruar se do të bëjnë ankesë ndaj vendimit.

Ai ishte dënuar më herët për një rast tjetër, por u lirua nga burgu në vitin 2021 për shkak të një gabimi procedural.

Rasti mund të përfundojë me një dënim edhe më të madh, pasi juria ende nuk ka vendosur për dëmshpërblime shtesë.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Exit mobile version