UBT News

Bill Clintoni lirohet nga spitali

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është liruar nga spitali në Kaliforni të dielën pas pesë netëve meqë po trajtohej për shkak të një infeksioni.

Clintoni doli krah për krah nga spitali i shoqëruar nga gruaja e tij, Hillary Clinton, derisa e përshëndeti stafin dhe tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga spitali thanë se “temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”.

Ish-presidenti amerikan u përball me probleme të tjera shëndetësore në të kaluarën. Në vitin 2004, Clinton, atëherë 58 vjeç iu nënshtrua një ndërhyrjeje bypass të katërfishtë pasi mjekët gjetën shenja të sëmundjes së zemrës./UBTNews

Exit mobile version