Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është shtrirë në spital në Kaliforni, për shkak të një infeksioni. Mjekët thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihet se për çfarë infeksioni bëhet fjalë, mirëpo zëdhënësi Angel Urena, ka theksuar se nuk ka të bëjë me koronavirus.
Clinton shërbeu si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1993 deri në vitin 2001./UBTNews