Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar 14 raste të vdekjes nga COVID-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin ditor për situatën epidemiologjike njofton se vetëm në Podujevë janë regjistruar tri raste të vdekjes.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç)”, njofton IKShPK.
Sipas njoftimit të Institutit, nga testimi i 2 mijë e 47 mostrave kanë rezultuar 277 raste pozitive me COVID-19. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Ferizaj 32 raste, Gjakovë 21 raste, Mitrovicë 20 raste, Pejë 20 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 11 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Obiliq, Shtime, Shtërpcë dhe Suharekë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 411 pacientë, kurse raste aktive janë 12 mijë e 285./UBTNews