UBT News

BIK-u vendos: Xhamitë do të hapen 15 minuta para faljes së Bajramit

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se muaji i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021, ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021.

Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

Falja e namazit të Fitër – Bajramit do të bëhet në orën 05:53, ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit të Bajramit.

BIK-ut i kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat antiCOVID.

Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtër për këtë festë.

Po ashtu, për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizojë pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.

Exit mobile version