Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sot janë nisur 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova e Obiliqi drejt haxhit.
“Sot, herët në mëngjes, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi, janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Sot pritet të udhëtojnë edhe grupe tjera.
“Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova”, thuhet në njoftim.