Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen aktuale të fluksit të automjeteve nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.
Pritjet më të mëdha janë për momentin në Muçibabë, ku kolona e automjeteve në hyrje është 100 metra dhe pritjet e qytetarëve janë 15 minuta. Pritje ka edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar – 40 minuta, me kolonat e gjata të automjeteve deri në 200 metra.
Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Kullë pritjet për të hyrë janë nga 5 deri në 10 minuta, me kolona nga 10 deri në 20 metra, teksa në dalje kolona është 30 deri në 50 metra dhe pritjet janë 10 deri në 15 minuta.
Te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 20 minuta, me kolona deri në 100 metra, ndërsa në dalje kolona është 50 metra e gjatë dhe pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Jarinje pritjet për hyrje-dalje janë nga 15 minuta, por nuk ka kolonë të automjeteve. Edhe në Bërnjak nuk ka kolona të automjeteve, por pritjet për hyrje-dalje janë nga 5 deri në 15 minuta, sipas të dhënave të orës 16:07./UBTNews/