UBT News

Bien nga sistemi disa shërbime të Google

Aplikacionet e Google, si YouTube, email dhe docs, si rrallë herë kanë pësuar ndërprerje të shërbimit, teksa përdoruesit nuk mund të kyçeshin në disa shërbime të kompanisë.

Përdoruesit rreth botës raportuan probleme me Gmail, Google Drive, Android Play Store, Maps dhe shërbime të tjera.

Motori i kërkimit i Google, sidoqoftë ka mbetur i pandikuar nga problemet që i prekën shërbimet tjera.

Ndërprerja e shkurtër kishte një ndikim të rëndësishëm në miliona përdorues të kompanisë, shumë prej të cilëve mbështeten në shërbimet e Google për aplikacionet themelore të punës si email dhe kalendarët./UBTNews

Exit mobile version