UBT News

​Bien eksportet e Japonisë

Eksportet japoneze ranë në maj për herë të parë në tetë muaj, duke reflektuar një rënie të ndjeshme të dërgesave të makinave për shkak të tarifave të reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, treguan të dhënat qeveritare sot.

Eksportet e Japonisë ranë 1.7 për qind në maj nga një vit më parë, në 8.1 trilionë jen. Ato ishin rritur 2 për qind në prill.

Importet ranë edhe më ndjeshëm, deri në 7.7 për qind, pothuajse katër herë më shumë se muajin e kaluar, duke rënë në 8.8 trilionë jen.

Kështu, Japonia regjistroi një deficit prej 637.6 miliardë jenësh në tregtinë e saj me botën në maj, treguan të dhënat zyrtare, raporton KosovaPress.

SHBA-të mbetën destinacioni kryesor i eksportit të Japonisë në maj, por me një vlerë dërgesash prej 11.1 për qind më të ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dërgesat e makinave ranë 24.7 për qind, dhe dërgesat e pjesëve të makinave 19 për qind për shkak të tarifave të reja prej 25 për qind të SHBA-së për atë kategori produktesh.

Vëllimi i eksporteve të makinave në tregun amerikan ra vetëm 3.9 për qind, duke treguar se shumica dërmuese e eksportuesve kryesorë japonezë nuk e kanë kaluar koston e tarifave te klientët e tyre.

Kina ishte destinacioni i dytë më i madh i eksportit të Japonisë në maj, me dërgesa që ranë me 8.8 për qind.

Exit mobile version