UBT News

Bien aksionet e gjigantit kinez Weibo

Gjiganti i mediave sociale Weibo ka bërë debutimin e tij në bursën e Hong Kongut pasi firmat kineze të teknologjisë janë nën presion të madh brenda dhe jashtë vendit.

Aksionet e gjigantit kinez Weibo ranë më shumë se 7% në ditën e parë të tregtimit.

Firma i bashkohet kompanive të tjera të mëdha teknologjike sikurse Alibaba dhe JD.com, të cilat janë të listuara si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Hong Kong.

Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi gjiganti kinez i udhëtimeve, Didi do të zhvendosë listën e tij në Hong Kong nga ShBA.

Weibo mblodhi 385 milionë dollarë nga listimi dytësor i aksioneve në Hong Kong./UBTNews

Exit mobile version