Aksionet e kompanisë “Apple” ranë të martën pas raporteve se mund të ketë prodhim të ulët të modeleve të iPhone 13 – pas mungesës globale të çipave.
Gjiganti elektronik po synonte të prodhonte 90 milionë iPhone në tremujorin e fundit të vitit 2021, raportoi Bloomberg. Apple tani iu tha partnerëve të saj se numri i përgjithshëm do të jetë më i vogël për rreth 10 milionë.
Vlera e aksioneve të kompanisë “Apple” ra për 1.2 për qind.

Prodhuesit që bashkëpunojnë me gjigantin e teknologjisë, “Broadcom” dhe “Texas Instruments”, gjithashtu pësuan rënie për 1 për qind, pasi burimet thanë se këto kompani po kanë vështirësi që ta furnizojnë partnerin “Apple” në kohë me numër të mjaftueshëm të çipave./UBTNews