Aksionet e kompanive të njohura teknologjike, Apple dhe Tesla kanë rënë pas shqetësimeve mbi vonesat në linjat e tyre të prodhimit në Kinë.
Aksionet e gjigantit Apple arritën pikën e tyre më të ulët që nga qershori i vitit 2021. Aksionet e Tesla kanë rënë me 73% nga niveli rekord në nëntor të vitit 2021.
Kompanitë u përballën me vështirë gjatë prodhimit në Kinë për shkak të kufizimeve si pasojë e COVID-19 dhe kufizimeve. Kurse aktualisht kompanitë teknologjike po përballen me krizë të personelit ndërsa Kina po lufton me një valë të re të Covid-it pas heqjes së kufizimeve.
Kina njoftoi se do të heqë masat antiCOVID për udhëtarët më 8 janar, një shenjë pozitive për shumë investitorë që po shohin një lehtësi në lëvizjen e zinxhirit të furnizimit në vitin 2023./UBTNews/