Mijëra përdorues të Twitterit në mbarë botën po raportojnë probleme pasiqë rrjeti social pësoi një tjetër ndërprerje. Mbi 5 mijë raportime u bënë mbi ndërprerjen e Twitterit, sipas Downdetector.
Shumica e përdoruesve nuk janë në gjendje të rifreskojnë ose në disa raste madje të ngarkojnë ‘tweetat’. As faqja e internetit e Twitter dhe as aplikacioni Twitter për iOS nuk funksionojnë siç duhet.
‘Tweeti’ funksionon në disa pajisje, por në shumë raste vetëm autori mund ta shohë atë pasi afatet kohore nuk funksionojnë.
Kërkimi në Twitter gjithashtu nuk është funksional dhe ka mijëra raporte për ndërprerje në faqen e internetit DownDetector.
Gjatë muajve të fundit u raportua për ndërprerje të përhershme në Twitter dhe një të përkohshme në fillim të muajit shkurt./UBTNews/