Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.
Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.
Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.
Kina, dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.
Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.
Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.