Kryeministri italian, Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvillur këtë mëngjes i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2.
Brenda pak minutash ai pritet të zyrtarizoj këtë kërkesë pranë presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.
Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Minsitri Alfonso Bonafede i Lëvizjes 5 Yje, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i Partisë Liberi e Uguali, e Ministri i Kulturës Dario Francheschini i Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e plotë ndaj Giuseppe Conte.
Zgjedhja e Kryeministrit italian, për të dhënë dorëheqjen erdhi pas përpjekjeve të ditëve të fundit për të gjetur mazhorancën e duhur politike brenda qeverisë e pas mungesës së qartë të një mazhorance në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian ku pritej të votohej realacioni mbi reformën në drejtësi të Ministrit Alfonso Bonafede.
Paraditen e sotme kryeminsitri italian do të dorëzojë kërkesën e tij pranë kreut të shtetit, Sergio Mattarella i cili do të marrë vendimin mbi të ardhmen qeverisëse të Italisë.
Pak minuta pas deklarimit të dorëheqjes së Kreyminsirtit Conte, Ish kryeminsitri e lideri i Partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi është shprehur se “për rrugëzgjidhjen e këtij momenti qeverisës është për krijimin e një qeverie kombëtare ose zgjedhje të reja”.
Ndërsa Partia Demokratike me liderin e saj Nicola Zingaretti ka deklaruar se është për një “qeveri të re europiane përsëri me kryeministër Giuseppe Conte dhe e mbështetur nga një bazë parlamentare e gjerë me kredibilitet e stabilitet për të përballur sfidat e mëdha që ka përballë Italia”.
Ndërsa dy liderët e opozitës, Matteo Salvini i Partisë Lidhja, e Giorgia Meloni e Partisë Fratelli D’ Italia janë për zgjedhje të parakohshme e një qeveri nga vota e popullit.