Në Gjermani janë raportuar 9 mijë e 160 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Kjo e çon numrin total të rasteve në 3 milionë e 425 mijë e 982.
Sipas Institutit Robert Koch, në 24 orët e fundit u shënuan 84 raste të vdekjes, teksa numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 83 mijë e 276.
Në Gjermani pothuajse 26.9% e popullsisë ka marrë së paku dozën e parë të vaksinës, ndërkaq 7.7% e popullsisë ka marrë të dy dozat e vaksinës antiCOVID./UBTNews