UBT News

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19

Coronavirus. COVID-19. 3D Render

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 371.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin janë regjistruar 25 raste të reja.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.735 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 191 qytetarë.

Deri më sot 824 mijë e 563 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 48 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 741 persona.

Exit mobile version