UBT News

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Ditëve të fundit ka rënie të infeksionit në komunën e Gjilanit. Aktualisht janë 265 raste aktive me COVID-19 nga më shumë se 500 sa ishin para dhjetë ditësh.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, i cili ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kosovare të cilat janë në përputhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Gjilan është kjo: nga 7 mijë e 246 testime, 2 mijë e 850 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2 mijë e 500 të shëruar, 85 të vdekur, 265 raste aktive, 56 të konfirmuar me COVID në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje./UBTNews

Exit mobile version