UBT News

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Aktualisht në komunën e Gjilanit janë 95 raste aktive me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur, nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli në takimin e komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Krahasuar me javët e fundit, numri i rasteve të infeksionit është më i ulët, por Ismajli tha se kjo nuk lejon komoditet, duke apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime, që t’u përmbahen masave kundër përhapjes së virusit, siç janë maska, distanca dhe higjiena personale.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë marrë 11 mijë e 81 mostra, prej tyre 3 mijë e 592 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 3 mijë e 387 janë shëruar, 110 qytetarë kanë vdekur, raste aktive janë 95, të hospitalizuar me COVID janë 16 persona dhe 315 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version