UBT News

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Gjilan ka rënë në 151, që e shënon uljen më të madhe në dy muajt e fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në mbledhjen e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të cilin janë të përfshira emergjencat civile dhe institucionet shëndetësore në nivel lokal dhe regjional.

“Ismajli ka thënë se edhe pse ka rënie të infeksionit në Gjilan, kujdesi kundër përhapjes së virusit duhet të vazhdojë të jetë i madh, që nënkupton bartjen e maskave, mbajtjen e distancës sociale dhe pastrimin e duarve”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 7 mijë e 797 testime, 3 mijë e 70 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 2 mijë e 825 janë shëruar plotësisht, 95 persona e kanë humbur betejën me virusin, 151 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID-19 janë 26, dhe 50 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews

Exit mobile version