UBT News

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

18 pacientë të konfirmuar me COVID-19 aktualisht janë të shtrirë nëpër klinika e spitale në të gjithë Kosovën.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Pediatrisë vetëm një fëmijë i infektuar me koronavirus po merr trajtim.

Sipas raportit të punës për datën 24 gusht 2022, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 18 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve:

Klinika Infektive, katër pacientë + një në Mjekimin Intensiv

Klinika e Pediatrisë, një pacient

Spitali i Gjakovës, gjashtë

Spitali i Prizrenit, dy

Spitali i Pejës, dy

Spitali i Gjilanit, katër

Exit mobile version