UBT News

Bie numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen dhjetë pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 34 të tjerë post-COVID.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, pesë pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë

Spital i Pejës, tre pacientë

Spitali i Gjakovës, tre pacientë

Spitali i Ferizajt, dy pacientë

Exit mobile version