UBT News

Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitale

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme është ulur numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen.

Sipas të dhënave, në klinikat COVID dhe në spitalet e Kosovës po trajtohen 498 pacientë, 376 prej tyre të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 28 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 361 janë në oksigjenoterapi.

Në QKUK janë të shtrirë 215 pacientë, 12 prej tyre në gjendje të rënduar, 145 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 167 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 95 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) – 24 pacientë, Klinika e Pulmologjisë – 70 pacientë, Mjekimi Intensiv – COVID – 14 pacientë + 2 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatris – 8 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë –  4 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 283 pacientë, 16 prej tyre në gjendje të rënduar, 231 të konfirmuar pozitivë, 194 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit – 54 pacientë, spitali i Gjakovës – 49 pacientë, spitali i Pejës – 64 pacientë, spitali i Gjilanit – 34 pacientë, spitali i Ferizajt – 37 pacientë, Spitali i Mitrovicës – 35 pacientë dhe spitali i Vushtrrisë -10 pacientë./UBTNews

Exit mobile version