UBT News

Bie nga kati i tetë i një ndërtese, vdes një person në Ferizaj

Një person ka humbur jetën dje në Ferizaj, pasi që i njëjti ka rënë nga kati i tetë i një ndërtese.

Policia njofton se si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Exit mobile version