Një vajzë është lënduar si pasojë e rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës së re në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar Policia për UBTNews, teksa ka bërë të ditur se e lënduara është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Policia./UBTNews/