Gjatë muajit tetor të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 513.61 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 355.83 GWh ose 5,64% më i vogël sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 12,64%.
“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.84 mijë ton, ose 22,63% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raportin “Statistikat e Energjisë” për muajin tetor 2023 të ASK-së.