Norma vjetore e inflacionit në Gjermani ka rënë në 2.3% në tetor, nga 2.4% në shtator, tha autoriteti federal statistikor Destatis.
Ruth Brand si drejtuese e Destatis deklaroi se pas dy rritjeve të njëpasnjëshme në lidhje me çmimet e shërbimeve, norma e inflacionit ra pak në tetor.
Çmimet e energjisë ranë me 0.9% nga viti në vit, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën me 1.3%; norma e inflacionit pa përfshirë energjinë dhe ushqimin ishte 2.8%.
Çmimet e shërbimeve u rritën me 3.5% gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa çmimet e mallrave u rritën me 1.2%.
Ndërkaq, në bazë mujore, norma e inflacionit ishte 0.3%./S.K/KP/
