UBT News

Bie dukshëm vlera e Bitcoinit, një ditë pasi El Salvadori e pranoi si monedhë të ligjshme

El Salvador është bërë vendi i parë në botë që e ka pranuar Bitcoinin si monedhë të ligjshme për transaksione, e cila do të funksionojë së bashku me dollarin amerikan.

Mirëpo, pas hyrjes në fuqi të Ligjit që lejon përdorimin e tij, vlera e kriptovalutës më të madhe në botë ka rënë dukshëm.

Sipas CoinMarketCap, aktualisht Bitcoin po tregtohet me mbi 45 mijë dollarë nga mbi 50 mijë dollarë që ishte gjatë ditës së djeshme.

Presidenti i El-Salvadorit, Nayib Bukele ka treguar se vendi kishte blerë një total prej 400 Bitcoin.

Në anën tjetër, politika ka tërhequr kritika në të gjithë vendin. Gati 70 për qind e qytetarëve të anketuar nga Universiteti i Amerikës Qendrore nuk janë në pajtim me vendimin e administratës për të miratuar këtë kriptovalutë si mjet për transaksion.

Exit mobile version