UBT News

Bidenin e shfaqin me veshje të talibanëve në billbordat e ShBA-së

“Make America Great Again”, ishte slogani i ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të tallet në kurriz të presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Ky i fundit e ka gjetur veten në një billbord i veshur si një taliban dhe me një raketë në dorë gjersa e shoqëronte mbishkrimi “Making the Taliban Great Again (Bëni talibanët përsëri të mëdhenj)” në një autostradë ndërshtetërore në Jork.

Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në të gjithë vendin. Ky fenomen shkaktoi gjithashtu shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Exit mobile version