UBT News

Bideni-Vuçiqit: ShBA e gatshme t’iu mbështes për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka kërkuar sërish njohjen e Kosovës, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Në letrën që Bideni i ka dërguar Vuçiqit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, thuhet se ai pret normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, e që duhet të bazohet në njohjen reciproke.

“Më vjen mirë që morët pjesë në Samitin e Demokracisë në dhjetor. Unë ju inkurajoj ju dhe Qeverinë tuaj që të vazhdoni të punoni me zell për të zbatuar reformat e brendshme të nevojshme për t’i bërë arritjet e demokracisë të disponueshme për të gjithë njerëzit në Serbi. Të njëjtat reforma do të ndihmojnë në garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm, sundimit të ligjit dhe një klime tërheqëse investimi, si dhe do t’ju sjellin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Aspiratat e Serbisë drejt BE-së varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke. “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin në punën me mirëbesim për të arritur këtë qëllim”.

Exit mobile version