Presidenti i ShBA, Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kanë adresuar shqetësimet mjedisore me një marrëveshje të ShBA-së për të ofruar gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë për ta ndihmuar atë të heqë dorë nga furnizimet ruse të energjisë.
“Duke pasur parasysh ndikimin mjedisor të prodhimit dhe konsumit të LNG-së, Shtetet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian do të rrisin bashkëpunimin e tyre për të reduktuar emetimet e metanit”, thanë udhëheqësit në margjinat e një samiti të G7 në Gjermaninë jugore.
ShBA-ja dhe BE-ja njoftuan marrëveshjen në mars mes përpjekjeve të Brukselit për të shkurtuar varësinë e tij nga gazi rus me dy të tretat këtë vit, një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Evropa duhet të bëjë investime të mëdha në infrastrukturë në objektet e LNG-së, dhe kjo mund të kontribuojë në një rritje të konsiderueshme të emetimeve të gazeve serrë, përfshirë metanin.
“Shitjet e LNG-së të SHBA-së në BE do të përputhen me qëllimin e një standardi të pranuar ndërkombëtarisht të matjes, raportimit dhe verifikimit për emetimet e metanit“, thanë Biden dhe von der Leyen. /UBTNews/