Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar telegram urimi ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Mes tjerash në letër thuhet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin të bashkëpunojnë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës në rrugëtimin e saj euroatlantik. Në letër përmendet edhe dialogu me Serbinë, derisa theksohet se duhet bërë punë në njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë./UBTNews