UBT News

Biden u thotë izraelitëve: Duket se shpërthimi në Gazë nuk është shkaktuar nga ju

Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Izrael, ka thënë se sulmi në një spital në Gaza është kryer nga pala tjetër e jo nga Izraeli.

“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dje. Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo ju”, u tha Biden izraelitëve.

Ai shtoi: “Ne duhet ta kemi parasysh se Hamasi nuk e përfaqëson të gjithë popullin palestinez, dhe u ka sjellë atyre vetëm vuajtje”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhënë Izraelit çfarëdo që ju nevojitet për ta mbrojtur veten./UBTNews/

Exit mobile version