Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Izrael, ka thënë se sulmi në një spital në Gaza është kryer nga pala tjetër e jo nga Izraeli.
“Jam thellësisht i pikëlluar dhe i indinjuar nga shpërthimi në spitalin e Gazës dje. Bazuar në atë që kam parë, duket sikur është bërë nga pala tjetër, jo ju”, u tha Biden izraelitëve.
Ai shtoi: “Ne duhet ta kemi parasysh se Hamasi nuk e përfaqëson të gjithë popullin palestinez, dhe u ka sjellë atyre vetëm vuajtje”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhënë Izraelit çfarëdo që ju nevojitet për ta mbrojtur veten./UBTNews/