Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ua ka bërë të qartë anëtarëve të partisë së tij se nuk e ka ndërmend të largohet para kohe nga zgjedhjet e këtij viti.
Biden u përpoq t’i siguronte demokratët në Kongres se ai është kandidati ideal i partisë dhe “personi më i mirë për të mposhtur Donald Trump në vitin 2024”.
Ai pranoi shqetësimet në rritje rreth përshtatshmërisë së tij për postet, duke thënë se ai “nuk është i verbër ndaj tyre” dhe këmbëngul se ai i din “më mirë se kushdo” përgjegjësitë dhe barrën që bart i emëruari i partisë.
Presidenti Biden ia kujtoi partisë së tij se ai është kandidati, teksa shtoi se nuk do të injorojë vendimin e votuesve të Partisë Demokratike, të cilët më parë e zgjodhën atë si kandidatin e duhur.
Biden dhe anëtarët e familjes së tij insistojnë se ai do të qëndrojë në garë për rizgjedhje pasi thirrjet për zëvendësimin e tij janë gjithnjë e në rritje./UBTNews/