UBT News

Biden thotë se SHBA nuk po përpiqet të rrëzojë Putinin

Përveç dërgimit të armëve në Ukrainë që e përmendi në një op-ed në New York Times, presidenti amerikan Joe Biden preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt. Ai deklaroi hapur, për shembull, se SHBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putin nga pushteti.

Ai shkroi:

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”.

Presidenti shtoi më pas se SHBA nuk do të kërkonte të zgjaste konfliktin vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk dëshironte luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe e siguroi Moskën se nuk do ta inkurajonte Ukrainën të sulmonte jashtë territorit të saj.

Komenti i tij në lidhje me largimin e Putinit nga pushteti duket se sqaron komentet që ai bëri gjatë një fjalimi në Poloni në mars.

Në fund të fjalimit, Biden ishte shprehur Putinin kësisoj:

“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Analistët atë kohë sugjeruan se ky koment rrezikonte përshkallëzim të luftës. /UBTNews/

Exit mobile version